Flash News

KRYESORE

PD liston 9 kushtet e Gjermanisë për negociatat: Pengesa e vetme, Edi Rama

PD liston 9 kushtet e Gjermanisë për negociatat: Pengesa e vetme, Edi

PD ka listuar 9 kushtet e Gjermanisë për çeljen e negociatave. Në një videomesazh në Facebook, PD nënvizon se kryeministri Rama nuk ka vullnet për plotësimin e tyre dhe është pengesë për nisjen e negociatave.

“Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë:

  1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
  2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
  3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.
  4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.
  5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).
  6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.
  7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.
  8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.
  9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”-deklaron PD.

 

 

Të fundit