Flash News

KRYESORE

PD: Mashtrim me tekstet shkollore falas, kosotoja e lartë makth për prindërit

Ish-deputetja Oriola Pampuri ka denoncuar në 'Facebook' pagesat me tekstet shkollore. Sipas saj qeveria po mashtron për tekset për të cilat thotë se janë pa pagesë. Pampuri thekson se prindërit po i paguajnë sa gjysmën e pagës së tyre.

Ajo ndalet te rasti me librat për klasen e shtatë që kushtojnë 8061 leke të reja, shumë e madhe për buxhetin e prindërve.

Postimi i plotë i Pampurit

"Viti i ri shkollor, nje hall me teper ne listen e gjate te problemeve social-ekonomike te familjeve shqiptare.

Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike, pra kane patur fatin e mire ta perfitojne ate, mes shume peripecive, librat u kushtojne sa thuajse tre fishi i saj. Dhe me konkretisht librat per klasen e shtate kushtojne 8061 leke te reja, le t'i shtojme kesaj shume edhe mjetet e shkolles, te cilat kane nje vlere me vete, fillimi i vitit te ri shkollor shnderrohet ne makth per prinderit, te cilet nuk kane asnje alternative tjeter vecse t'i blejne me cdo kosto.

Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma per tekste shkollore falas, hap qe ishte i deshtuar qe ne fillim me propozimin e 'riciklimit' te teksteve duke i kaluar ato tek njeri tjetri vit pas viti me kushtin qe te ishin te pashenuara e pademtuara, ky nje rikthim 35 vite me pare. Asnje hap perpara, vec rikthim pas, per qytetaret e pasuri marramendese per nje grusht njerezish rreth mashtruesit ne krye te vendit. Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t'i veshur mire, per t'i ushqyer mire, per t'i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.

Asnje hap pas, per te larguar kete qeveri mashtruesish e per t'i rikthyer dinjitetin e shpresen qytetareve te ketij vendi"-shkruan Pampuri.

 

Të fundit