Flash News

KRYESORE

PD mbështet grevën e naftëtarëve të Ballshit: Turp atyre që i mashtruan këto shtatë vite!

PD mbështet grevën e naftëtarëve të Ballshit: Turp

Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit, të cilët sot shënojnë ditën e tetë të grevës së urisë.

Kryetari i Partisë Demokratike në Mallakastër Arjan Llanaj deklaron se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të naftëtarëve, ndërsa ndodhen në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe të mashtruar nga qeveria prej 7 vitesh.

“Të gjithë sot duhet të jemi në mbështetje të naftëtarëve sepse ata janë në të drejtën e tyre, për ushqimin e fëmijëve e familjeve të tyre, për pagat, punën e papaguar dhe për mbijetesë!..

Në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe të lënë në mes të katër rrugëve naftëtarët e Ballshit janë në ditën e tetë të grevës së urisë, të pashpresë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Turp dhe papërgjegjshmëri e atyre që i kanë premtuar dhe mashtruar këto shtatë vite!”, shkruan Llanaj.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

 

Të fundit