Flash News

KRYESORE

PD mbledh grupin parlamentar, deputetët diskutojnë për bojkotin e parlamentit

PD mbledh grupin parlamentar, deputetët diskutojnë për bojkotin e

Prej disa minutash ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të partisë Demokratike. Mbledhja vjen pas protestës që opozita zhvilloi ditën e shtunë në kryeqytet.

Politiko.la ka mundur të mësojë disa prej diskutimeve që janë zhvilluar deri më tani në mbledhjen që po mbahet në selinë blu. Gjatë diskutimeve të deri tanishme, deputetët e PD-së kanë propozuar që opozita të bojkotojë parlamentin.

“Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Ne duhet të shkëputemi nga ky Parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”, mësohet të ketë thënë Flamur Noka.

Ndërsa deputeti Klevis Balliu ka deklaruar se “qytetarët na kërkojnë të mos jemi në Parlament, sepse aty bëhet teatër”.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe deputeti Bardh Spahija.  “Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të Parlamentit”, ka deklaruar Spahija.

Të fundit