Flash News

KRYESORE

PD merr vendimet, Basha: Me 16 mars protestë masive; nisin nga 28 shkurti

PD merr vendimet, Basha: Me 16 mars protestë masive; nisin nga 28 shkurti

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, në një deklaratë për median ka bërë publike vendimin  e PD.

Basha bëri me dije se opozita do të protestojë çdo të enjte tek Parlamenti, “duke mos lënë të qetë në marrjen e vendimeve shumicën e dalë nga zgjedhjet e blera me krimin”. Ndërsa me datë 16 mars do të zhvillohet protestë kombëtare.

Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para "asamblesë kriminale" që ka ozurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e ozurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës. Protestat do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e  papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurtë, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Të fundit