Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
PD merr vendimet, Basha: Me 16 mars protestë masive; nisin nga 28 shkurti
Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, në një deklaratë për median ka bërë publike vendimin e PD.
Basha bëri me dije se opozita do të protestojë çdo të enjte tek Parlamenti, “duke mos lënë të qetë në marrjen e vendimeve shumicën e dalë nga zgjedhjet e blera me krimin”. Ndërsa me datë 16 mars do të zhvillohet protestë kombëtare.
“Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para "asamblesë kriminale" që ka ozurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e ozurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës. Protestat do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurtë, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën”, u shpreh Basha.