All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OP-ED

PD, mes rotacionit dhe ndryshimit të establishmentit

PD, mes rotacionit dhe ndryshimit të establishmentit
All - Paragraf - 1

Alban Daci

All - Paragraf - 3

Një parti politike e ka të domosdoshme freskimin dhe vetëkorrigjimin e saj. Kjo gjë arrihet nëpërmjet ndryshimit të platformës politike dhe ndryshimit të ekipit. Për të arritur në një reformimin të domosdoshëm të një partia ka dy zgjedhje:

Të bëjë rotacion; Të ndryshojë establishmentin.

Rotacioni ndodh në vendet me demokraci normale, ku demokracia është realizuar dhe është formë e pandryshueshme, temë e padiskutueshme. Pra, rotacioni bëhet në kushtet e një vendi normal, me normalitet të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve.

Rotacioni ndodh për shkak të konsumimit të gjatë të qeverisjes, lidershipit, kur qytetaret ose vendi kanë nevojë për impulse të reja.

Ndryshimi i establishmentit ndodh në vendet me demokraci të pakristalizuar, ku rrethanat historike janë pjekur për një tabula rasa. Ndryshimi i establishmentit është e vetmja mënyrë për të rikthyer konceptin e demokracisë funksionale, sepse oligarkia i ka kapur të gjitha pushtetet, institucionet nuk funksionojnë, as në drejtimin juridik, për të mos folur pastaj në drejtimin demokratik.

Ndarja e pushteteve është cënuar dhe shpresa e vetme është për t'ia filluar nga fillimi. Shqipëria, si dy anët e të njëjtës medalje, ka nevojën për ndryshimin e establishmentit. Ana e parë e medaljes është e keqe, sepse Shqipëria ka humbur kohë e duhet t'ia nisë përsëri nga fillimi. Ana e mirë e medaljes është së Shqipëria nuk duhet të humbë më kohë e duhet t'ia nisë menjëherë nga fillimi.

Sot, Basha është përballë dy zgjedhjeve: Të bëjë rotacion dhe të presë të jetë i "rottamaru" 2; të ndryshojë establishmentin dhe të krijojë një shpresë të re.

Nëse Basha kërkon rotacion, ai ka nevojë menjëherë për marrjen e pushtetit, por nëse kërkon ndryshim establishmenti duhet t'i japë kohë vetes, PD dhe vendit për të ofruar figura të reja, modele të reja e mbi të gjitha politika të reja qeverisjeje. Partinë Demokratike, përtej komenteve që bëhen, e shoh në momentin më të mirë. PD i ka të gjitha mundësi të riformatohet, të hapet me prurje të reja dhe të riorganizohet. Nuk është emergjent rotacioni tani, por domosdoshmëri është ndryshimi i establishmentit dhe menjëherë, që tani.

 

 

Të fundit