Flash News

KRYESORE

PD në konferencë: Jemi angazhuar për protestë paqësore. Dhuna, mjet i Edi Ramës

PD në konferencë: Jemi angazhuar për protestë paqësore.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë në konferencë pak minuta përpara fillimit zyrtar të protestës përpara Kryeministrisë. Duke iu përgjigjur edhe deklaratave të Ambasadave të huaja, Bardhi theksoi se PD është angazhuar vetëm për protestë paqësore, ndërkohë që dhunën e konsideroi mjet të Qeverisë së Edi Ramës.

“Akuzat e Ministrisë së Brendshme se PD ka shpërndarë bomba molotov, janë një sajesë e neveritshme që synon përplasje, konflikt dhe frikë te qytetarët. PD ka thirrur sot një marshim protestë kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë Evropa. PD është angazhuar vetëm për protestë paqësore. Ajo ka refuzuar dhunën dhe bashkëpunimin me krimn e organizuar për të ardhur në pushtet”, theksoi Bardhi.

Sa i përket parullave kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, Bardhi tha: “Ne i kërkojmë Prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shmëtuar dhe t’i vërë përpara drejtësisë.”

Protesta e opozitës pritet të fillojë në 18:30 përpara Kryeministrisë. Kërkesa mbetet e njëjtë që prej 16 shkurtit, largimi i Edi Ramës nga posti dhe krijimi i një Qeverie tranzitore që do të mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit