Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
PD në Kukës padit komisionerët e 30 qershorit për krime zgjedhore
Partia Demokratike në Kukës ka paditur komisionerët e 30 qershorit, sepse i akuzon për krime zgjedhore. Sipas kësaj dege të PD-së, votuan persona që nuk janë në Shqipëri.
Të paditur janë komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës. Sipas PD ata kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qershor
Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.
Ndër faktet e përmendura në padi përmendet dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës. Në Nenin 326 të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.
Partia Demokratike dega Kukës, i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësinë e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verifikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.