Flash News

KRYESORE

PD në mbledhje urgjente, deputetët të detyruar me çdo kusht për t’u paraqitur

PD në mbledhje urgjente, deputetët të detyruar me çdo

Sot në orën 18:30 Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje urgjente për situatën politike në vend dhe çështjet brenda partisë. Mësohet se deputetëve u është kërkuar që me çdo kush të marrin pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Një ditë më parë ishin dy deputetet Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu ato që kritikuan kryetarin Lulzim Basha për mungesën e mbledhjeve të grupit parlamentar. Edhe deputeti Eduard Selami sulmoi Bashën për vendimin për të mos hyrë në zgjedhje.

Ndërkohë, opozita ndodhet përpara një prove të madhe, siç është protesta e së dielës në Kavajë, ku Basha ka premtuar bllokimin e zgjedhjeve. Edhe sot nga çadra, kryeopozitari u shpreh i vendosur për të mos u tërhequr nga kauza për zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit