PD në Vlorë: Nën udhëheqjen e shokut Ruçi sot u emërua Byroja Socialiste e Komiteti Socialist Ekzekutiv  

Dega e PD në Vlorë ka ironizuar konstituimin e Këshillit Bashkiak në Vlorë, të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit.

Nën drejtimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, PD dega Vlorë i cilëson dy njësitë e votuara sot si Komiteti Socialist Ekzekutiv i qytetit dhe Byroja Socialiste e Qarkut!

Statusi:

Nën udhëheqjen e shokut Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit Popullor Socialist, u emëruan sot Komiteti Socialist Ekzekutiv i qytetit dhe Byroja Socialiste e Qarkut Vlorë!

Votimet u kryen të “fshehta” dhe “demokratike”!

Votat ishin “plumb për armikun opozitar”!

Nuk pati asnjë votë kundër!

Të rrojë Partia dhe Udhëheqësi e Drama, që po i çon “rilindasit” nga “fitorja në fitorje”!