Flash News

KRYESORE

PD ngre padi penale edhe ndaj Erion Veliajt

PD ngre padi penale edhe ndaj Erion Veliajt

Partia Demokratike padit në gjykatë Kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

PD e akuzon Veliajn, nën cilësinë e drejtuesit të fushatës së PS për Tiranën se ka shpifur ndaj kryedemokratit Basha.

Akuzat janë: Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Veliajt.

Të fundit