Flash News

KRYESORE

PD nis protestat, të hënën para parlamentit  

PD nis protestat, të hënën para parlamentit  

Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e nesërme një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit parlamentar. Mbledhja do të mbahet pak ditë para se mazhoranca të zgjedh në Kuvend kryeprokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Në mesazhin e dërguar deputetëve demokrat u është kërkuar që askush të mos mungojë në mbledhje.

Burime nga selia blu i thanë Politiko.al se ditën e hënë do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga opozita, për të kundërshtuar zgjedhjen e njëanshme të kryeprokurotit.

Politiko.al mësoi se në mbështetje të këtij vendimi të Partisë Demokratike janë të gjitha partitë opozitare.

Nëse nga ana e shumicës nuk do ketë reflektim, u shprehën burimet në PD, atëherë protestat do të shtrihen edhe në ditët pas të hënës./Politiko.al

Të fundit