Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
…Partia Demokratike zhvilloi një Kongres ku u miratuan disa ndryshime statutore, të cilat më herët ishin miratuar edhe në Kryesinë dhe Këshillin e saj Kombëtar. Sfera e infektuar publike prodhoi zëra të rëndësishëm, emisione, tryeza, shkrime, postime në “Facebook” etj., që thanë se statuti ishte shkatërrim i PD, se Lulzim Basha mori nën kontroll partinë, se kryetari tashmë është i përjetshëm, se ai i vuri perde hekuri PD-së, se demokracia e brendshme u zhbë dhe tashmë PD është një parti e korruptuar, e shitur, e sunduar etj…
Statuti i ri për gjithkënd që është i djathtë, që beson se njeriu shumë nevoja i përmbush me Zotin, me familjen, komunitetin, që politikani duhet të ketë një lidhje mendore mes parimeve politike dhe atyre morale, për gjithkënd që është antikomunist dhe që e sheh lirinë ekonomike dhe pronën si vlera të patjetërsueshme, është një zhvendosje më djathtas se sa statuti i deridjeshëm. Në statutin e ri përmendet që në krye se PD-ja është një parti që udhëhiqet nga vlerat e besimit në Zot, nga ato të familjes tradicionale, etj.
Ky është një ndryshim i thellë dhe një zhvendosje e madhe në vlerat e djathta konservatore. Deri më tani PD-ja nuk e ka pasur të shkruar, ndonëse e ka lënë të nënkuptohet zbehtas këtë aspekt. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDsë, vetë kryetari Lulzim Basha ka mbrojtur me forcë nenin, e kundërshtuar nga një anëtare ateiste, duke thënë se PD-ja është një parti që beson në vlera të besimit në Zot e te familja tradicionale dhe se çdokush tjetër që e njeh veten për të djathtë, por është ateist, gjen te PD-ja të gjithë hapësirën që i duhet. Kudo partitë e djathta konservatore në botë i kanë nene të tilla.
Ndryshime si ky do të duartrokiteshin thellë nga e djathta dhe do të shiheshin si piketa të mëdha të një ndryshimi domethënës. Statuti i ri, duke i dhënë të drejtën antarësisë të votojë për kandidatët për deputetë dhe kandidatët për kryetarë bashkish, e ka çuar Partinë Demokratike në shinat e një partie tipike të djathtë konservatore.
Maurice Duverger, një nga teoricienët më të njohur në studimin e partive politike i ndan ato në dy grupe. Në një grup janë partitë e majta kryesisht, që kanë një organizim të fortë gati qelizor dhe të sigurt, një strukturë të qëndrueshme të rregulluar në formë piramidale me hierarki të mbivendosur. Anëtarët e saj e identifikojnë veten më së shumti me ideologjinë e partisë. Vendimmarrja e tyre bëhet nga strukturat, të cilat janë gati të mitizuara (organizata bazë, sekretari i parë, i dytë, i përgjithshëm, plenumi etj.).
Grupi tjetër janë partitë popullore, partitë që drejtohen nga një elitë me ndikim, ku strukturat nuk kanë ndonjë rol të madh dhe ku anëtarësia ose mbështetësit votojnë për të zgjedhur kandidatët që i përfaqësojnë në garat elektorale. Në thelb partia janë njerëzit me ndikim dhe anëtarësia së bashku me mbështetësit. Rasti tipik është ai i primareve në SHBA. Këto parti kanë struktura të dobëta, nuk kanë disiplinë dhe iu lejojnë anëtarëve të tyre një liri të madhe veprimi ndryshe nga partitë e grupit të parë, në të cilat anëtari i bindet strukturës dhe gati është një i nënshtruar i saj. Deri dje statuti i PD-së ia linte përgjegjësinë e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe atyre për bashkitë kryetarit të partisë dhe kryesisë së partisë. Për pasojë, partia nuk mund të kishte një elitë me ndikim që votohej në zona nga anëtarësia ose mbështetësit.
Gjithashtu, ndryshimi zbeh rolin e kryetarit të partisë (dhe të strukturës që është Kryesia apo Këshilli Kombëtar) sepse iu heq atyre një kompetencë të rëndësishme, ndoshta më të rëndësishmen. Sigurisht që Kryesia dhe Këshilli kanë ende një rol, miratues më së shumti, por ky rol është shumë më i vogël se më parë. Edhe zbehja e fuqisë së kryetarit është një tipar i partive të djathta, të cilat në shumë vende, sidomos SHBA dhe vendet e Komonuellthit, i kanë dhënë kryetarit rolin e një përfaqësuesi politik dhe asgjë më shumë.
Partitë e majta, sidomos ato komuniste, kanë kryetar të fortë dhe struktura vendimmarrëse të fuqishme. (Kina sot është një shembull, dje ishin të gjitha partitë komuniste.) Statuti nuk flet për dorëheqje të kryetarit kur ai humb zgjedhjet. Kjo mungesë është parë si “qëndrim i përjetshëm i Bashës në kryer të PD-së). Edhe statuti i mëparshëm nuk fliste për dorëheqje. Për dorëheqje nuk flet as statuti i CDU-së së Merkelit, as statuti i Forza Italia të Berluskonit, as statuti i Partisë Popullore të Rahoy në Spanjë dhe as një statut i ndonjë partie të djathtë demokratike në botë. Rregullat tregojnë jo si dorëhiqet dikush, por si zgjidhet dhe si hiqet. Statuti i ri i PD-së ka lehtësuar shkarkimin e kryetarit.
Në qoftë se dje duhej miratimi i Kuvendit, tani ai mund të shkarkohet nga Këshilli Kombëtar dhe Kuvendi e miraton. Ndoshta edhe tani është e vështirë sa më parë, por nuk ka asnjë përkeqësim që të thuhet se Basha u bë kryetar i përjetshëm. Statuti nuk mund të sjellë një parti në pushtet, statuti nuk mund të shndërrojë një parti nga të korruptuar në të ndershme, nuk mund të transformojë një parti nga gjysmë e djathtë apo e djathtë e zbehtë në të djathtë të qartë etj.. Statuti është vetëm një instrument. Si çdo instrument ai ka vetëm aftësinë të rrisë (ose dobësojë) peshën e asaj që është ose të asaj që hyn në marrëdhënie me instrumentin.
Sigurisht statuti, pra instrumenti, zgjidhet në mënyrë të tillë që të përputhet me natyrën e subjektit, entitetit apo organizatës që do ta përdorë. Ai nuk ndryshon dot natyrën e saj dhe as nuk ndryshon dot mënyrën se si funksionon ajo. Si instrument statuti është përmirësuar, është bërë statut që përkon më shumë me të djathtën, që rezonon më shumë me qasjet konservatore dhe mban më larg ato liberale dhe të majta. Kryetari është më i dobët brenda partisë dhe mundësia për garë është shumë më e madhe.
Kjo është e vërteta, të cilën sfera e degraduar publike e tëhuajëson, e bën të mos duket. Partia Demokratike nuk mund të quhet një parti e Lulzim Bashës për shkak të statutit të ri. As ai që punon në një arë nuk mund të quhet pronar i arës vetëm pse zgjedh të punojë në të jo me lopatë, por me traktor. Ai që i jep ushtrisë pushkë në vend të shpatave, nuk mund të quhet pronar i ushtrisë. Në qoftë se statuti i ri do të ngushtonte hapësirat e garës, do të forconte kryetarin, do ta çonte PD-në majtas, do të fliste në terma të ideve liberale, majtiste, do të mbronte shtetëzimet, familjen me dy prindër gay etj., atëherë do të ishim vërtet në kushtet për të cilat flet sfera.
Sfera publike ngatërron me qëllim instrumentin që është statuti dhe që është kërkuar të ndryshohet nga Basha me partinë. Pra, barazojnë traktorin me arën. Ara është e demokratëve, shqiptarëve, të djathtëve etj.. Sfera publike e bën këtë ngatërresë sepse, siç thotë Peggy Noonan, shumë njerëz që e dominojnë atë kanë një shpellë në shpirtrat e tyre, të cilën duan ta mbushin me obsesionin për politikën, pushtetin etj.. Ndoshta PD-ja mund të mos arrijë asgjë me ndryshimet, ndoshta Lulzim Basha mund të mos ia dalë fare të kthejë PDnë nga një opozitë ndaj Ramës në një alternativë qeverisë që ndiqet dhe shihet me shpresë nga njerëzit, por statuti nuk thotë këtë gjë. Një statut i tillë që thekson të djathtën dhe lirinë e garës më shumë sesa ishte, nuk mund të bëhet shkak për këtë gjë.
*Titulli i Politiko.al. Marrë me shkurtime nga Panorama. Të plotë këtu>>>
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38