Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
PD: Nuk ka çelje të negociatave me BE, Rama qeveris vendin me anë të krimit
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se asnjë propagandë nuk e fsheh të vërtetën skandaloze të Edi Ramës, njeriu që futi krimin në zgjedhje dhe që qeveris me të vendin. Sipas zyrtarit opozitar, asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Ramën, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim.
“Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.
Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.
Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.”, tha Bardhi në konferencë për shtyp.
Bardhi shtoi se Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.
“As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën.
Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Evropa.”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.