Flash News

KRYESORE

PD nxjerr emrat: Kandidati për KLP bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin ‘telefoni’

Në një konferencë për mediet në lidhje me  kandidatët për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi dhe  këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi,  kanë publikuar disa të dhëna të cilat i përjashtojnë kandidatët e përzgjedhur për këto poste.

Bardhi deklaroi se: “Altin Hazizaj ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, kjo deklaratë është e rreme pasi në një shkresë të Drejtorisë së Burgjeve rezulton se Hazizaj është i dënuar 2 herë me vendim penal i formës së prerë për vepra penale.

Sokol Lamaj nga radhët e avokatisë, në një shkresë i argumenton Kuvendit se i ka paguar të gjitha detyrimet ndaj dhomës së avokatisë, dhe pretendon se detyrimet tatimore nuk përfshihen në kriteret e dekriminalizimit. Kjo vjen sepse sipas  një  shkresës rezulton se zoti Lamaj jo vetëm që nuk ka paguar rregullisht tatimet por edhe ka marr dënime administrative.

Ilir Panda nga radhët e pedagogëve ka qenë i angazhuar në polikë.

Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”. Ky fakt nuk është provuar vetëm nga ky dokument, por në 1996 ka pasur një komision të integritetit të individëve dhe këtu kemi vendimin e komisionit Mezini ku është provuar që Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnjë dhe në 2011 ka qenë kandidat për këshilltar bashkiak në Lushnjë”, vijoi Bardhi.

Të fundit