Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
PD organizoi tryezë për paketën ‘anti-shpifje’, Rama nuk tërhiqet: Do hyjë në Kuvend pa asnjë cen
Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” në lidhje me kundërshtimet që ka pasur paketa anti-shpifje.
Sot opozita organizoi një tryezë me në fokus kundërshtimet për këtë paketë, ku morën pjesë gazetarë, politikanë dhe shoqëria civile.
Edhe pse paketa është kundërshtuar nga shumë organizata ndërkombëtare, kryeministri thotë se projekt-ligji është konsultuar me OSBE.
“Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti,nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim,po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet”, shkruan Rama në twitter.
Më tej kryeministri ironizon kundërshtarët e paketës, teksa thotë se mund të mos e kenë lexuar projektligjin.
“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!”, shkruan Rama.