Flash News

KRYESORE

PD padit në prokurori drejtorin e ISHSH-së Elbasan: U shpërndau punonjësve formularin për të mbledhur vota

Partia Demokratike dega Elbasan ka paditur në prokurori drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan, Blendi Musai, pasi pretendon se ka nisur shantash ndaj punonjësve të tij për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Partia Demokratike dega Elbasan ka publikuar një formal, duke preteduar se është shpërndarë mga Musai drejt vartësve të ti si shantazh për vota.

Partia Demokratike dega Elbasan iu premton punonjësve të administratës publike se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga ta kur të vijnë në pushtet.

REAGIM NË EMËR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Të fundit