Flash News

KRYESORE

PD padit në SPAK kryebashkiakun e Dibrës për shpërdorim detyre

PD padit në SPAK kryebashkiakun e Dibrës për shpërdorim

Partia Demokratike padit në SPAK dhe KLSH kreun e Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazive në tendera. Kreu i PD-së Dibër, Naim Gazidede kërkon nisjen e hetimeve pasi sipas tij Imeraj ka zhvilluar në mënyrë të paligjshme një tender me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”.

PD e konsideron tenderin e zhvilluar në mënyrë të paligjshme, pasi gjatë kësaj periudhe pandemie,  sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha procedurat e prokurimit që nuk lidhen me situatën e krijuar nga Covid 19 janë pezulluar.

"Për fatin e keq vëmendja e Kryetarit te Bashkisë dhe bashkëpunëtoreve te tij ishte përqendruar ne prokurimin e Ndërtimit te Ujësjellësit te sipërpërmendur ne paligjshmëri te plote, duke sfiduar jo vetem situatën e krijuar nga Pandemia, por edhe Agjencinë  e Prokurimit Publik, e cila, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme. Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë të gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë. Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia," - deklaroi Gazidede

Të fundit