PD para vendimit për Tahirin: Edhe më idioti e di që shefi i madh është Rama

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përpara se të jepet vendimi nga Gjykata e Tiranës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge tha se çdo krim është bërë me bekimin e kryeministrit Edi Rama.

“Tahiri tha nje te vertete , po jo ndonje te re…Edhe me idioti ne kete vend e di qe “shefi i madh” eshte Edvini dhe as Tahiri e askush tjeter qe eshte zhgrryer ne krim e korrupsion keto vite, nuk e ka bere pa bekimin e Rames.”, tha Paloka.

Sipas nënkryetarit të partisë më të madhe opozitare, kreu i qeverisë është i lidhur me krimin dhe është përgjegjësi kryesor i shkeljeve pasi ai konsiderohet si shefi i madh.