Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
PD paralajmëron seancë të pazakontë, Rama nuk shkon sot në Kuvend
Ndërsa për pak minuta pritet të nisë seanca parlamentare, një seancë e paralajmëruar nga PD se nuk do të jetë normale, pas vendimit të djeshëm të kryeministrit duke mbajtur në qeveri ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Edi Rama mësohet se nuk do të jetë i pranishëm.
Shkak për mosprezencën e tij është bërë pjesëmarrja në Samitin e Sofjes në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit mblidhen zyrtarë të lartë të mbi 30 vendeve të Evropës, përfshirë edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe pritet të miratojnë përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet.
Takimi që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh, synon të rikonfirmojë ardhmërinë evropiane të vendeve të rajonit.