Flash News

KRYESORE

PD pas mbledhjes së Komitetit të Rindërtimit: Mos përfito nga fatkeqësia, kërkon të vjedhësh paratë

Ish deputetja e PD-së Izmira Ulqinaku e shikon organizimin e mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit si një mënyrë shumë të mirë nga kryeministrit Edi Rama për të përfituar në kurriz të shqiptarëve.

Ajo ka frikë se kreu i ekzekutivit, sajon mbledhje, sa për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, me qëllim tua vjedhë paratë e destinuara për ta.

Ish deputetja vuri në pah 3 çështjet që u diskutuan në këtë mbledhje.

“- Fondet duhen bërë bashkë në një thes dhe t'i menaxhojë Arben Ahmetaj! (Jo më kot e ka zgjedh)

- Burg për arkitektët që do të projektojnë gabim në të ardhmen! (Nuk e di i pashkolluari, që materialet e ndërtimit që lejon të hyjnë në vendin tonë janë cilësia më e dobët dhe zbatimi i projekteve nga firmat e ndërtimit të Gjushit me shokë, lenë shumë për të dëshiruar)

- Cilat kategori nuk do të përfitojnë shtëpi të re! (Nuk ia nxë goja të qetësojë shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti, që duhet patjetër t'jua ndërtojë Qeveria banesat, por mundohet të zvogëlojë pambarimisht numrin e familjeve që përfitojnë, sepse fondet që po vijnë nga shtetet e huaja kërkon t'i vjedhë për vete, ashtu siç ka bërë me taksat e shqiptarëve)”

Ajo u bën thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta ndalin.

“Mos përfito nga fatkeqësia e tragjedia që ndodhi! Për familjet e dëmtuara kanë ardhur aq fonde sa për t'i ndërtuar banesa brenda standarteve. Mos u mundo të sajosh mbledhje, sa për tu hedh hi syve shqiptarëve, e pastaj t’ua vjedhësh paratë e destinuara për to!

Meqë arkën e shtetit për fatkeqësitë natyrore e ke bosh, mos u përziej në menaxhimin e fondeve të donatorëve.”, ishte thirrja e Ulqinakut.

Të fundit