Flash News

KRYESORE

PD përgatit rezolutë për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

PD përgatit rezolutë për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi

Partia Demokratike ka nisur punën për përgatitjen e një rezolute, në mbështetje të forcave politike në Kosovë që janë kundër ndryshimit të kufijve.

Mësohet se rezoluta e PD-së mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian, si dhe ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Ideja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është kundërshtuar gjerësisht, me argumentin se ndryshimi i kufijve rrezikon stabilitetin në Rajon. Kujtojmë se pas pak ditësh, Thaçi pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij serb më 7 shtator në Bruksel.

Të fundit