Flash News

KRYESORE

PD përgënjeshtron lajmin e Dosja.al., përgjigjet portali: Jemi të hapur, do e publikojmë

PD përgënjeshtron lajmin e Dosja.al., përgjigjet portali: Jemi

Nisur nga një shkrim i bërë nga portal “Dosja.al”, lidhur me kërkesën e PD për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, reagoi dhe Partia Demokratike. Në një deklaratë të bërë nga PD, thuhet se “portali Dosja.al ka keqinformuar qëllimisht publikun për kërkesat e kryetarit të opozitës Lulzim Basha mbi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”. Sipas deklaratës, “kërkesa është për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë, jo vetëm në 3 bashki, siç është tani”.

Më tej, sipas deklaratës së bërë nga PD, thuhet se “Dosja.al refuoi të saktësonte lajmin e rremë. Lajmet qëllimisht të rreme mund të kënaqin përkohësisht porositësit e tyre, por ato nuk ndihmojnë opinionin publik për t`u përballur me situatën shqetësuese të krijuar nga përhapja e COVID-19. PD fton mediat të mos i referohen këtij lajmi të pavërtetë të Dosja.al dhe inkurajon të gjithë gazetarët të informojnë me vërtetësi, pavarësisht vështirësive me të cilat përballen”.

Ndërkohë, portali Dosja.al ka publikuar deklaratën e përgënjeshtrimit të lajmit nga PD, duke u shprehur “jemi të hapur për çdo përgënjeshtrim, do e pasqyrojmë në kohë rekord, siç kemi bërë gjer sot”, ndërsa saktësojnë se “gjendja e jashtëzkonshme është në 3 qarqe, e jo bashki”.

Të fundit