Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
PD përgënjeshtron Report Tv për lajmin e Mond Begos: Bollino udhëhiqet nga urdhrat e pushtetit
Partia Demokratike ka përgënjeshtruar Report Tv dhe Shqiptarja.com, të cilat raportuan sot se ish-dënuari për trafik droge në Itali, Mond Bego, ka fituar tendera në Shqipëri në vitin 2012-të, kur në pushtet ishin demokratët.
Sipas PD-së, kompania ‘Inerte Expres’ në vitin 2012-të ka patur një pronar tjetër dhe pasi u vendos në sekuestro nga përmbarimi, u ble në prill të 2013-ës nga Bego.
Demokratët akuzojnë pronarin e këtyre dy mediave, Carlo Bollino, se nuk udhëhiqet nga e vërteta por nga urdhrat e pushtetit.
Reagimi i PD
Portali Shqiptarja.com dhe Report TV publikuan sot nje shkrim te pavertete, sipas te cilit Mond Bega ka fituar tendera ne vitin 2012 gjate qeverise se PD.
Nese keto dy media me te njejtin pronar, do te udhehiqeshin nga e verteta dhe jo nga urdhrat e pushtetit, do te shikonin se Inerte Expres ne vitin 2012 nuk ka qene ne pronesi te Edmond Begos.
Sic tregojne dokumentat zyrtare, Edmond Bega u be pronar ne prill 2013 dhe nga nje kompani gati ne falimentim dhe nen sekuestro nga permbarimi u be multimilioner gjate qeverisjes se PS, kur lidhi miqesi familjare me Taulant Ballen.