Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet grupit anti-Basha, Shehu: Platforma e tyre jo transparente, pa emra konkret

PD i përgjigjet grupit anti-Basha, Shehu: Platforma e tyre jo transparente,

Pas deklaratës së grupit anti- Basha për zyrtarizimin e një lëvizje të struktuaruar brenda PD me një platformë politike cila do të shpaloset në shtator, reagimi i parë nga radhët e PD, vjen nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Ky i fundit nëpërmjet një statusi në facebook, thotë se 11 propozimet e bëra nga Patozi në emër të disa antarëve të Kryesië apo të Këshillit Kombëtar në fakt janë anonim, pa emra dhe firma në fund.

Statusi i plotë:

Edhe sot, sic po behet tashme pothuajse "ritual", del ne media nga nje "deklarate" e re ne "emer anetaresh Keshilli Kombetar, Kryesie etj", por qe ne fakt jane pa emra e firma ne fund (pervecse ndonje emri qe ja ka percjelle asaj, por dhe ky i ndryshueshem periodikisht). 

Te dashur miq e kolege!

Nuk me duket se kjo eshte rruga racionale e serioze e dialogut dhe debatit produktiv brenda PD. 

Pavaresisht objeksioneve qe kolege te ndryshem mund te kene per Statutin nga rjedhin format organizative e funksionale te PD, procedurat e zgjedhjet, qofte keto te realizuara edhe se fundmi; le te jemi me institucionale e koherente dhe per faktin se ai Statut eshte miratuar vite me pare, pa asnje kontestim. 

Do te ishte me i dobishem per nje proces te tille ndryshimesh sa me perfshires e produktiv, perdorimi i rrugeve institucionale e normale, dhenia e kohes se nevojeshme per konsultime, diskutime, edhe per debate ne strukturat po te nevojitet.

Se fundmi, kur flitet ne shumes, eshte me etike vendosja dhe e emrave te pervecem, qofte kjo vetem per transparence!

Të fundit