Flash News

KRYESORE

PD: Përgjimet e Bild dëshmojnë se në Dibër u vodhën zgjedhjet

PD: Përgjimet e Bild dëshmojnë se në Dibër u

Partia Demokratike në Dibër ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga “Bild” duke deklaruar se u dëshmua se zgjedhjet në Dibër u vodhën dhe u blenë nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe dirigjent i kësaj skeme ishte vetë Kryeministri Edi Rama.

Akuza u bë nga ish deputeti i demokratëve, Xhemajl Gjunkshi.

“U dëgjua regjisori Damjan Gjiknuri i cili me paratë e shqiptarëve dhe me grupin e gangsterëve kishte shkaktuar "tërmet"! U dëgjua Ulsi Manja, i cili pas atyre "vjedhjeve" u gradua Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njeriu që do të bënte dhe po bën Reformën në Drejtësi, ose siç i themi ne nga Dibra "Me i var ujkut mëlçitë për qafe" U dëgjua Sajmir Tahiri i cili flet me shefat politik policor për vjedhje votash si dhe politizimin e  kupolës se Policisë së Shtetit! U dëgjuan drejtorët e institucioneve dhe të bashkisë, që herë bënin pazare për vota e herë bënin presion duke ofenduar, poshteruar e intimiduar votuesit!”, tha Gjunkshi.

Këto përgjime, theksoi ai, tregojnë qartë se kjo qeveri eshte jo legjitime. Pushteti vendor ne Diber  është blere me paratë e pista te drogës, dhe te krimit. Përgjimet tregojnë se: Policinë vendore Diber dhe Policine e Shtetit e drejtojnë banditë, bashkëpunëtorë të krimit dhe matrapazë votash. Që mesuesit zhdukeshin nga vendi i punës, nëse nuk deklaronin votën hapur. Këto përgjime treguan se të gjithë këto ministra, deputetë, drejtorë përfshi edhe vetë kryeministrin, funksiononin sipas skenarit të bosit te krimit Imer Lala.

“Ne kete situate tejet të rende, me pasoja te pa parashikueshme per vendin; per te mos e derguar  popullin në vlla-vrasje, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë të dorëhiqen menjëherë,  nga ëndrrat diktatoriale për të bërë votime komuniste. Të shkarkohet dhe të merret nën hetim menjëherë Ulsi Manja nga Kryetar i Komisionit të Ligjeve, si njeri i pabesueshëm për të ndjekur reformën në drejtësi. Të arrestohet Damjan Gjiknuri si truri i vjedhjeve të votave në Dibër. I bej thirrrje ushtar Lleshaj: Te distancohet nga kjo bande e organizuar kriminale”.

Gjukshi theksoi se ky grup i mire strukturuar kriminal, ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten  zgjodhi marionetën e tyre Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, personi qe se bashku me ekipin e saj  varrosën  të gjitha dosjet e krimit duke perfshirë edhe dosjen 184!

“Harrojeni qe ne keto kushte dhe me kete bande kriminale mund te realizoni votimet me date 30 Qershor 2019”, tha ai, duke iu bërë thirrje dibranëve dhe të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën e nesërme.

Të fundit