Flash News

KRYESORE

PD pranë bashkëatdhetarëve të përmbytur në Mandra të Greqisë

Partia Demokratike është gjendur pranë bashkëatdhetarëve të përmbytur në Mandra të Greqisë, ku nga përmbytja humbën jetën disa persona.

Pranë tyre është gjendur deputeti Tritan Shehu, i cili në emër të PD-së shpreh ngushëllimet për viktimat.

“Fillova këtë vizitë pune në Athinë me takimin me bashkëatdhetarët e përmbytur e të dëmtuar rëndë në Mandra. Ishte një fatkeqësi shumë e rënde natyrore, që bëri të humbin shumë jetë njerëzish, si dhe solli dëme të pa llogaritshme materiale për të gjithë, grekë e shqiptare. Ngushëllimet më të thella për viktimat!

Të gjithë solidaritetin të dëmturve nga Kryetari Basha, nga PD, dhe nga unë personalisht! Eshte e domosdoshme edhe një mbështetje akive e konkrete nga Shteti Shqiptar si dhe institucione të ndryshme tonat. Kryqi i Kuq i Shqipërisë mund të luajë një rol të rëndësishëm në tejkalimin e këtyre pasojave shkatërrimi e vuajtjeje për ata qytetarë. Shpresoj që normaliteti të kthehet sa më shpejt në Mandra!”, shprehet Shehu.

 

Të fundit