Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
PD prezanton paketën për ndarjen e krimit nga politika, Bylykbashi: Cilat janë fenomenet që synojmë të godasim
Partia Demokratike ka prezantuar tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, për Reformën Zgjedhore.
Sipas Oerd Bylykbashit, propozimet janë fokusuar për ndarjen e krimit nga politika.
“Masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konstatuar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qenien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.
Tre paketat tona prekin disa aspekte.
Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumenteve, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë rolin e tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria, por gjithashtu duke iu dhënë një rol të rëndësishëm instrumenteve të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë ata faktor kryesor në denoncimin dhe goditjen e krimit zgjedhor.
Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është presioni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administratës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës.
Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke i ndjekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetit i organeve që dalin nga zgjedhjet”, tha Bylykbashi.