PD publikon pamje nga Fushë-Kruja: Banorët të përmbytur, askush nuk u përgjigjet

Partia Demokratike denoncon se banorëve të Fushë Krujës nuk u ka ardhur asnjë ndihmë nga autoritetet, pasi sot u zgjuan të përmbytur nga reshjet e orëve të fundit.

“Banorët kanë kërkuar ndihmë që në orët e para të mëngjesit nga Policia e Krujës por askush nuk u është përgjigjur.

“Kam që në orën 6 që kam kërkuar Policinë e Krujës, që policia të njoftojë Bashkinë. Nuk ka ardhur asnjë deri tani. Kam një metër ujë brenda në lokal dhe në shtëpi. Ju lutem kërkojmë ndihmë nga Emergjencat Civile. Fëmijët rrinë mbi soletë. I kërkojmë Ministrisë së Bujqësisë që urgjentisht të hapin kanalet”, thotë një nga banorët e dëmtuar.

Një tjetër banor teksa dëshmon se askush nuk i hap telefonin pasi ka kërkuar ndihmë, thotë se uji në shtëpinë e tij ka arritur deri në 2 metra.

“Kam marrë familjen, fëmijët, gruan dhe i kemi nxjerrë të gjitha jashtë. Urdhëro ku është faktike”’, thuhet në njoftimin e PD, shoqëruar edhe një video.