Flash News

KRYESORE

PD publikon videon: Banditët e PS thyejnë derën e Pallatit të Sportit në Shkodër

PD publikon videon: Banditët e PS thyejnë derën e Pallatit

Partia Demokratike ka publikuar një video, ku tregohet momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmuan me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër. Kjo godinë është nën administrimin e Bashkisë, ndërsa u thye me forcë dera e këtij institucioni.

Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit, autorët largohen nga vendi i ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.

“Në vendngjarje janë 4 makina, një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha”, denoncon Partia Demokratike.

Çelësat e godinës i ka bashkia Shkodër dhe kjo e fundit nuk ka lejuar që mjediset e Pallatit të Sportit të përdoren për KZAZ, duke bërë që të zhvendoset te shkolla “Arben Broci” atje ku edhe u dërguan materialet të ruajtura nga forca të shumta policie.

[video width="320" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-28-at-19.52.02.mp4"][/video]

Të fundit