Flash News

KRYESORE

PD: Rama ka marr nën kontroll çdo të dhënë të shqiptarëve

PD: Rama ka marr nën kontroll çdo të dhënë të

Partia Demokratike, përmes deputetit Endri Hasa, ka denoncuar vendimin e qeverisë e cila ka marr nën kontroll të gjitha të dhënat e shqiptarëve dhe mundtë veprojë pa lënë gjurmë në çdo sistem elektronik  të vendit, përfshirë sistemet sekrete apo ato të sigurisë.

“Këtë e ka bërë duke vendosur të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit nën adminstrimin Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Më parë kjo Agjenci vepronte si koordinuese dhe mbikqyrëse e veprimeve në sistemet elektronike ndërmjet institucioneve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI do të jetë njësoj si BiG Brother! Merr nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin!”, tha deputeti Hasa.

Deputeti i PD-së shtoi më tej se “sipas vendimit të Edi Ramës, Agjencia Big Brother ka marrënën kontroll edhe pajiset, sistemet, stafin që përpunon sekretetshteterore në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit tëKlasifikuar e kudo tjetër. Me ligj, duhet që DSIK-ja, përgjegjëse edhe për vettingun, tëketë kontroll mbi njerezit dhe sistemet me informacionesensitive përfshirë ato të AKSHI-t”.

 

 

Të fundit