Flash News

KRYESORE

PD reagim të dytë për votat pro Ruçit: Kush shet votën nuk ka vend me ne

PD reagim të dytë për votat pro Ruçit: Kush shet

Pas një deklarate të zëdhënëses së grupit parlamentar të PD, Grida Duma, Partia Demokratike pas mbledhjes urgjente të thirrur sot në mesditë, ka dalë me një deklaratë të dytë ku nuk e mohon që votat të jenë shitur.

Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Deklarata e plotë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.

 Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.​

 

Të fundit