Flash News

KRYESORE

PD reagon për kërcënimin e Salianjit: Ndreu dhe Stërkaj të përfshirë në trafikun e drogës

PD reagon për kërcënimin e Salianjit: Ndreu dhe Stërkaj

Partia Demokratike ka dënuar me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, duke e konsideruar veprim mafioz dhe banditesk, ndërsa kërkon monitorimin nga partnerët ndërkombëtarë.

Në reagimin e PD-së, Pjerin Ndreu dhe Paulin Stërkaj akuzohen për trafik droge dhe qeniesh njerëzore kur kishin funksione drejtuese në policinë e shtetit.

Reagimi:

Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, që bënë sot në Komisionin e Sigurisë deputeti Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i larguar nga policia në vitin 2004 si i përfshirë në trafik droge dhe deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, i raportuar nga SHISH zyrtarisht gjatë vetë qeverisjes socialiste, si i lidhur me trafikun e drogës dhe qënieve njerëzore kur ishte në polici.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimeve në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Stërkaj.

Ju kërkojmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, të monitorojnë këtë rast, e të kuptojnë se krimi i përfaqësuar në Parlament, krimi si zgjedhje e ortakëri e Edi Ramës, nuk mund të jetë zgjidhje për luftën ndaj krimit dhe drogës. Krimi është në pushtet prej Edi Ramës dhe vetëm me largimin e tij, mund të ketë luftë të vërtetë ndaj krimit dhe çlirim nga mafia e bandat.​

 

Të fundit