Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
PD refuzoi pjesëmarrjen, sot dy mbledhje të veçanta për Reformën Zgjedhore
Ndërsa Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore i kryesuar nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura, paralelisht zhvillon një takim lidhur me këtë çështje edhe kampi opozitar.
Grupi i punës i opozitës së bashkuar është mbledhur këtë mëngjes, një ditë pasi PD sqaroi qëndrimin e saj se nuk merr pjesë në mbledhjen e komisionit që sipas saj është jo legjitim dhe nuk garanton transprancë.
Po ashtu, ky komision sipas opozitës është rrjedhë e një parlamenti po ashtu që ajo nuk e njeh, që prej 9 muajsh pasi dogji mandatet.
Ndërkohë, drafti i përpiluar nga ky grup pune pritet për tu parë se ku do të prezantohet.
Në këtë grup pune Gazment Bardhi është drejtues në nivel politik. Pjesëmarrësi do të jenë: Çlirim Gjata, Arben Ristani, Endri Hasa, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj.
E vetmja tryezë ku opozita pranoi të ulej lidhur me Reformën Zgjedhore ka qenë ajo e 25 shtatorit e iniciuar nga OSBE në Tiranë, ku përmes përfaqësuesit të saj Ivi Kaso shpalosi një platformë për daljen nga kriza dhe propozoi si kusht ngritjen e një grupi të posaçëm për reformën, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë, në komisionin e posaçëm pritet të trajtohet paketa me propozimet e ekspertëve të PS për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, konkretisht për financimin partive, rolin e mediave, administratës publike dhe barazia gjinore, si rekomandimet e OSBE që sipas kryeministrit duhet të përmbyllen deri në muajin dhjetor.