Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
PD refuzon ftesën për reformën zgjedhore, shkak Gjiknuri dhe Hajdari: Personat e dosjes ‘184’ në konflikt interesi
Partia Demokratike njofton se nuk do të çojë vëzhgues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, siç kërkoi Kuvendi pak ditë më parë. Për Partinë Demokratike, Komisioni i Reformës Zgjedhore është njësoj si Parlamenti, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.
Në përgjigje të kërkesës së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shprehet: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.’
Duke ritheksuar nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, PD shpreh bindjen se ajo duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi.”- thuhet në përgjigjen e PD.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar publikisht ish-ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, aktualisht kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, se është pjesë dosjes 184 të Prokurorisë, për manipulimin e votave në qarkun e Dibrës. Përveç Gjiknurit, Basha ka përmendur edhe emrat e Ulsi Manjës, Arben Ahmetajt dhe Paulin Stërkajt. Ish-ministri Gjiknuri ka mohuar akuzat dhe është shprehur i hapur për hetimet.
Por në reagimin e PD-së vihet re edhe kundërshtimi ndaj pjesëmarrjes në Komision të Rudina Hajdarit dhe deputetëve të rinj të Kuvendit. Hajdari është zgjedhur bashkëkryetare së bashku me Gjiknurin, por demokratët thonë se ata nuk përfaqësojnë opozitën.
Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe një nga grupi parlamentar "Demokrat". Në përbërjen e Komisionit janë edhe dy deputetë të hyrë nga listat e LSI-së, ndërsa një vend vëzhguesi është lënë i lirë për Partinë Demokratike.