Flash News

KRYESORE

PD rikthen përgjimet e BILD: Rama ik... me sa më pak kosto

PD rikthen përgjimet e BILD: Rama ik... me sa më pak kosto

Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka thënë se vetëm pak ditë përpara se Bashkimi Evropian do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatat për anëtarsim, situata duket aspak premtuese.

Bardhi theksoi se çdo media serioze, duke përmendur këtu Reuters, EU Observer dhe Euroactiv, ndajnë të njëjtin motiv kur citojnë zyrtarët e lartë europianë që të refuzojnë nisjen e bisedimeve me vendin tonë: “Shqipëria është një problem i madh dhe nuk është aspak premtues”.

“Për fat të keq janë vende me ndikim sot në Bashkimin Evropian ato që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë, për faktin e vetëm se Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe nga një kryeministër që njihet në gjithë Evropën si kryeministri më i korruptuar që ka blerë pushtetin në pakt me krimin e organizuar”, ka thënë Bardhi, duke theksuar se këtë e provuan edhe përgjimet e bëra nga prestigjozja BILD.

Sipas Bardhit, arsyeja përse PD po i risjell edhe një herë në vëmendje përgjimet e BILD, është se kryeministri Rama “po detyrohet të sajojë çdo marrëzi për të larguar vëmendjen prej së vërtetës”. Ai theksoi se Edi Rama e ka blerë pushtetin me krimin dhe si i tillë, sipas tij, ai është kryeministër ilegjitim dhe duhet të largohet me sa më pak kosto për vendin.

 

Të fundit