Flash News

KRYESORE

PD s’e lëshon zyrën, kandidati i PS për bashkinë Devoll betohet në Prefekturë

PD s’e lëshon zyrën, kandidati i PS për bashkinë

Mes rezistencës së mbështetësve të PD është betuar përfaqësuesi i PS i shpallur kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit për bashkinë e Devollit.

Ndërsa mbështetësit bashkë me kreun aktual të bashkisë Bledion Nallbati nuk kanë lejuar mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak  dhe kryetarit, ky i fundit, Eduard Duro është betuar në ambientet e nënprefekturës.

Më herët, përfaqësuesi i PD deklaroi se nuk e njeh 30 qershorin, pasi sipas tij u anuluan me dekret nga presidenti.

“Ne do të vijojmë punën se në 30 qershor nuk ka patur zgjedhje. Qytetarët e refuzuan. Ne zbatojmë dekretin e Presidentit që shfuqizoi 30 qershorin. Nuk ka kryetar të ri, as këshill të ri”, u shpreh Nallbati.

Të fundit