Flash News

KRYESORE

PD shtyn zgjedhjet e brendshme, Kuvendi vetëm për statutin

PD shtyn zgjedhjet e brendshme, Kuvendi vetëm për statutin

Ekipi aktual drejtues i PD do të mbetet i pandryshuar deri në kohën kur të gjithë strukturat në bazën e PD të riorganizohen dhe kreu i PD, Lulzim Basha të thërrasë sërish Kuvendin Kombëtar.

Ky ishte vullneti i anëtarëve të kryesisë së PD në mbledhjen që u zhvillua mbrëmjen e 14 prillit, ku u vendos që Kuvendi Kombëtar i PD që mbahet më 28-29 prill do të thirret vetëm për të miratuar ndryshimet në statut.

Sipas gazetës “Panorama”, në mbledhjen e kryesisë së zhvilluar më 8 mars, Basha kërkoi që në Kuvendin Kombëtar të PD, krahas miratimit të ndryshimeve statutore, të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.

Por kundërshtitë në radhët e demokratëve gjatë ditëve të fundit, ka bërë që Basha të mbështesë qëndrimin që në Kuvend të miratohet vetëm statuti i ri i partisë dhe të shtyhen në një afat të pacaktuar zgjedhjet për forumet e reja në PD.

Të fundit