Flash News

KRYESORE

PD: Të mblidhet urgjent komisioni, po shkatërrohen provat

PD: Të mblidhet urgjent komisioni, po shkatërrohen provat

Deputetët e Partisë Demorkatike, që janë anëtarë të këshillit ët rregullores dhe Mandateve, janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit ku kërkuan që të mblidhet menjherë Komisioni i Mandateve për të shqyrtuar sa më parë kërkesën e prokurorisë për hëqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.

Deputeti Eduart Halimi tha se çdo minut që ikën i shërben shkatërrimit të provave sa i takon kësaj çështjeje. Halimi i ka bërë thirrje kryeparlamenatrit Ruçi të mbledh sa më parë Këshillin e mandateve.

"Të mblidhet këshilli i Rregullores për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për arrestimin e Saimir Tahirit. Çdo minutë që kalon shërben për të shkatërruar provat e krimit që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon i shërben krimit dhe është kundër drejtësisë dhe kundër njerëzve. Ndaj i bëjmë thirrje menjëherë Gramoz Ruçit që të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar menjëherë tani kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm", u shpreh Halimi.

Të fundit