Flash News

KRYESORE

PD thirrje BE-SHBA: Besimi tek SPAK jetik, është vënë ne dyshim integriteti i kësaj strukture

Partia Demokratike ka kërkuar Struktura të Posaçme të Amtikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar. PD kërkon që SPAK të pastrohet çdo hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve në përbërje të saj dhe e konsideron “besimin tek SPAK jetik”.

Në deklaratën për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gament Bardhi, tha se është vënë në dyshim integriteti i kësaj strukture te sapo ngritur, pasi kryetari i SPAK Arben Kraja ka rezultuar hetues i komunizmit, ndërsa Altin Dumani, i cili ishte nje nga kandidatet për kreun e kësaj strukture është fotografuar në një takim me deputetin e PS Ulsi Manja.

Duke marrë shkas nga këto dy fakte të rënda, Partia Demokratike kërkon fuqimisht nga partnerët tanë SHBA dhe BE, që t’i përmbahen garancisë që i kanë dhënë popullit shqiptar për të siguruar pavarësinë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Çdo e dhënë që ul besimin e publikut tek SPAK nuk ndihmon në forcimin e integritetit dhe paanshmërisë së kësaj strukture.

Ruajtja e besimit të publikut është jetike për të garantuar suksesin e SPAK dhe për të bërë realitet pritshmërinë e publikut për të luftuar pandëshkueshmërinë në rradhët e zyrtarëve të lartë.

Në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në  dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK.

Drejtësia e re nuk mund të bëhet as me hetues të kohës së komunizmit dhe as me shërbëtor të rinj politik të partisë në pushtet.

Partia Demokratike rikonfimon edhe njëherë mbështetjen e plotë për SPAK, duke besuar se me ngritjen e kësaj strukture Shqipëria ka një shans të ri dhe real, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.  Por që kjo të arrihet, duhet domosdoshmërish që SPAK të pastrohet nga çdo hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve në përbërje të saj.

Të fundit