Flash News

KRYESORE

PD thirrje komisionerëve dhe policisë: Garantoni dorëzimin e kutive sipas ligjit

PD thirrje komisionerëve dhe policisë: Garantoni dorëzimin e

Pesë minuta përpara përmbylljes së procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike u ka bërë thirrje komisionereve dhe policisë që të marrin të gjitha masat për përmbylljen e procesit të votimit sipas ligjit. PD kërkon garantimin me standard ligjore të dorëzimit të kutive.

“Partia Demokratike i bën thirrje komisionerëve, personelit të policisë dhe të gjithë strukturave përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor të marrin të gjitha masat për përmbylljen e procesit të votimit sipas ligjit deri në dorëzimin e kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Garantimi i standardeve ligjore dhe dorëzimi i kutive sipas ligjit është pjesë thelbësore e përmbylljes së procesit të votimit”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit