Flash News

KRYESORE

PD thyen bojkotin, shfaqet në Komisionin e Integrimit, e pranishme edhe Romana Vlahutin

PD thyen bojkotin, shfaqet në Komisionin e Integrimit, e pranishme edhe

Ndonëse kishte paralajmëruar bojkot në të gjitha komisionet parlamentare, Partia Demokratike ka thyer këtë paralajmërim dhe ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Evropian.

Në këtë komision e pranishme  është edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila po paraqet raportin e Komisionit Evropian, për Shqipërinë 2018.

Në  këtë takim janë të ftuar Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian.

Kujtojmë se dy ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike vendosën që të  braktisin komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, për të dalë në terren dhe për të mbështetur protestat. Ka qenë ky urdhri që i kanë dhënë Lulzim Basha deputetëve të djathtë.

Gjatë mbledhje në selinë e PD-së në Tiranë, kryetari i forcës së djathtë Lulzim Basha informoi se ku do të përqendrohet aksioni i opozitës.

Të fundit