Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
PD thyen bojkotin, shfaqet në Komisionin e Integrimit, e pranishme edhe Romana Vlahutin
Ndonëse kishte paralajmëruar bojkot në të gjitha komisionet parlamentare, Partia Demokratike ka thyer këtë paralajmërim dhe ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Evropian.
Në këtë komision e pranishme është edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila po paraqet raportin e Komisionit Evropian, për Shqipërinë 2018.
Në këtë takim janë të ftuar Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian.
Kujtojmë se dy ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike vendosën që të braktisin komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, për të dalë në terren dhe për të mbështetur protestat. Ka qenë ky urdhri që i kanë dhënë Lulzim Basha deputetëve të djathtë.
Gjatë mbledhje në selinë e PD-së në Tiranë, kryetari i forcës së djathtë Lulzim Basha informoi se ku do të përqendrohet aksioni i opozitës.