Flash News

KRYESORE

PD tjetër vendim për mandatet, kur do mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar

PD tjetër vendim për mandatet, kur do mblidhet Kryesia dhe

Një ditë pas vendimit të Grupit Parlamentar, për djegien e mandateve si një mesazh pas protestës së të shtunën, tashmë iniciativa do të diskutohet edhe në organet e tjera më të larta vendimmarrëse brenda PD.

Kështu, sot në orën 17:00 është planifikuar të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për diskutimin e vendimit që mori dje grupi parlamentar, të cilët të unifikuar vendosën djegien e mandateve.

Po ashtu, hapi i fundit për firmosjen e këtij vendimi është në Këshillin Kombëtar, i cili është parashikuar të mbahet nesër në orën 18.00.

Kujtojmë, se sot në mëngjes kreu i këtij këshilli, Bujar Nishani pati një takim me kreun Basha në selinë blu.

Të fundit