PD: Urgjenca e QSUT një tmerr pa fund, qindra pacientë në radhë për të marrë shërbim

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, përmes një statusi në Facebook thotë se situata në urgjencën e QSUT është në gjendje të tmerrshme.

Duke postuar një fotografi nga ambjentet e spitalit, Vokshi thotë se urgjenca është shndërruar në një tmerr. Sipas saj ka qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor. Vokshi akuzon qeverinë se po përdor paratë e Shëndetësisë në drejtim të PPP dhe oligarkëve dhe nuk po bën asgjë për qytetarët.

Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, #urgjenca e #QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund. Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme. Nuk ka as karrike për pacientët që përfundojnë ulur në shesh.

Miliona Euro cdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të  Qeverisë,  por asnjë shërbim për qytetarët”, shkruan Vokshi.