Flash News

KRYESORE

PD i vendos Edi Ramës pankartën “Qeveri mafioze” e “Qeveri e krimit”

Deputetët e PD, Edi Paloka dhe Flamur Noka kanë shfrytëzuar mosprezencën e kryeministrit Edi Rama në tavolinën e tij për të vendosur një pankartë me mbishkrimin “Qeveri Mafioze”. I pari ishte Paloka, më pas edhe deputeti Noka i cili vendosi foton ‘Qeveria e drogës’, por një roje i sigurisë hoqi foton dhe më pas u ul kryeministri Rama.  Para se të merrte fjalën e tij në foltoren e parlamentit për diskutimin e radhës, deputeti i PD-së Flamur Noka vendosi në vendin e kryminisitrit pankartën me parrullën “Qeveria e Krimit”. Për pak sekonda, në vend të fjalës “Kryeministri” u lexua “Qeveri e krimit”. Më pas ndërhyrën punonjësit e parlamentit për të hequr pankartën, për t’ia lënë vendin kryeministrit Rama që u ul në vendin e tij në pritje të fjalës që do mbajë në parlament. Noka, në fjalën e tij akuzoi Tahirin dhe Ramën të lidhur me krimin dhe organizatën kriminale. “Sot u vërtetua qartësisht se nuk dominon ligji dhe kushtetuta, por dominon mafia. U vendos Kodi i Heshjtes. Kjo tregon që sistemi që keni ngritur ju është i  kalbur. Duhet revolucion popullor për t’ju shkulur e për ta shporrur këtë organizatë kriminale”, tha Noka.

Të fundit