Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Shpëtim Idrizi ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale të PDIU-së, duke e nisur me një thumb drejtuar kryeministrit dhe liderit të opozitës.
Kreu I PDIU-së i ka kujtuar të gjithëve se fatmirësisht, falë paktit Rama Basha të gjithë kampet politike janë në garën elektorale, duke ironizuar:
“Sot fatmirësisht janë të gjithë në garë, ish-opozita dhe ish-qeveria, pasi sot janë bashkë”...
Gjatë fjalës së tij Idrizi u shpreh se sot nuk ka më njeri që mohon ekzistencën e çështjes çame dhe rëndësinë e saj në politikën shqiptare. Idrizi i ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos kenë frikë nga Çamëria, pasi ajo është turpi i atyre që vranë dhe jo i atyre që kërkojnë zgjidhjen e saj..
Madje Idrizi ka njoftuar të pranishmit se tashmë është dhe një shtetas kosovar, pasi ka marrë nënshtetësinë e vendit që ai e cilësoi si një shtëpi e dytë.
“Urojmë që ky muaj të jetë më solidar, siç e ka dhënë Zoti dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur. Sot jemi të detyruar që në këtë ditë të bekuar të hapim fushatën.
Shumë shpejt do zgjidhim çështjen çame. Sot për herë të parë, mund të themi se çështja çame është çështje ndërkombëtare. Nuk e mohon dot më njeri çështjen çame.
Ndaj jua them sot copë; unë jam çamë, jam europian, deri në tokën ku e ka dhënë Zoti.
U them shqiptarëve; mos kini frikë nga Çamëria, është turpi i atyre që i vranë, dhe jo në luftë, por në gjumë.
U bëj thirrje shqiptarëve të na votojnë për kauzën tonë, që shqiptarët të kenë më shumë identitet, sepse kemi vetëm një atdhe. Çështja çame është më e gjallë se kurrë, këtë nuk e them vetëm unë, por edhe komisioneri Hahn.
Serbia dhe Greqia na akuzojnë për irredentizëm, por kjo është një padrejtësi e madhe. Askush nuk mund të na nëpërkëmbë më. Ne jemi edhe parti e çamëve, por jemi parti e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë idiotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri, duan ta tkurrin aksionin tonë politik.
Për të rinjtë të kthehet një muaj një kurs ushtarak, shumë mu hodhën në fut, por e kanë gabim. Nëse doni një Shqipëri si Kanadaja, apo në rast se rrezikohet identiteti të na ndihmojë vetëm Zoti,por ne duhet ta ndihmojmë vetë vetveten.
Nuk bëhet fjalë për ushtri, por për nevojën tonë për ta parë atdheun të ecë përpara. Ne do të propozojmë institucionalizimin e betimit para flamurit në arritjen e moshës madhore. Unë e kam nderin ta marr një pasaportë tjetër, pasi Thaçi nxori dekretin që të bëhem qytetar i Kosovës, por unë nuk e quaj Kosovën një atdhe të dytë."