Flash News

KRYESORE

PDIU kërkon kontrollin e Dibrës, sulmon kryetarin e PS

PDIU kërkon kontrollin e Dibrës, sulmon kryetarin e PS

Deputetja e PDIU-së së Dibrës, Reme Lala ka folur sot për herë të parë në Kuvend, që pas marrjes së detyrës.

Deputetja 22-vjeçare është treguar e pakursyer, teksa ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, i cili sipas saj po kujdeset vetëm për bizneset e tij dhe jo për dibranët.

Reme duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kërkuar zgjidhje, tregon një me një të gjitha problemet e Dibrës dhe atë çfarë bën kryebashkiaku i PS-së.

“Sot do ju them se Dibra nuk ka bashki, një kryetar bashkie që i shërben interesave të tij. Kryetari i bashkisë ka 2 farmaci dhe kazino. Hajde kontrolloni sot. I bëj thirrje ministrit Xhafaj të vij të bëjë verifikimin e kazinosë. Për fatkeqësi të dibranëve, kazinoja, farmacitë, e vilat ndodhen në pedonale dhe është devijuar projekti.

Në Peshkopi me urdhër të kryetarit të bashkisë do të prishet gjimnazi për t’u bërë zyra. Dibra ka nevojë për shkolla dhe jo për zyra”, u shpreh ndër të tjera deputetja e PDIU-së Reme Lala.

Më tej ajo shton se kryetari i bashkisë shkon në zyrë vetëm pasi ka pirë një dopjo raki.

 

Të fundit