Flash News

KRYESORE

PDIU i kundërpërgjigjet PD për aksidentin ku u përfshi deputeti Aqif Rakipi

PDIU i kundërpërgjigjet PD për aksidentin ku u përfshi

Deklarata e Partisë Demokratike, e cila kërkon që të bëhet transparente dhe të zbardhet ngjarja, ku deputeti Aqif Rakipi përplasi për vdekje një kalimtar 53 vjeçar mëngjesin e kësaj të shtune, ka bërë që PDIU të dalë në një deklaratë.

Nëpërmjet së cilës i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që i kundërvihet deklaratave të Partisë Demokratike, me pretendimin se kjo e fundit po përpiqe të përdor politikisht këtë aksident tragjik.

Reagimi i PDIU

PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

Të fundit